Modele të tjera të Instagramit me bazë në Rusi, si Liza Lukasheva dhe Anna Ivanova tashmë kanë filluar të ndajnë mesazhe përshëndetëse me fansat e tyre përpara se aplikacioni i mediave sociale të ndalohet në vend.

Ndikuesit rusë janë fokusuar në mënyrën se si të vazhdojnë burimin e tyre të të ardhurave duke i kërkuar bazës së fansave të tyre t’i ndjekin diku tjetër, si Telegram dhe VKontakte, që është ekuivalenti rus i Facebook.

Rusia bllokoi gjithashtu aksesin në Facebook në pronësi të Meta për ‘diskriminim ndaj mediave ruse’ pasi ndaloi Russia Today (RT) dhe Sputnik në Mbretërinë e Bashkuar me kërkesë të qeverisë britanike.

Telegram, është një aplikacion mesazhesh me shumë platforma që lejon përdoruesit të shkëmbejnë tekste, foto dhe video në grupe deri në 200,000 persona.