Boateng: Gjithmonë kam thënë se Ronaldo ishte më i miri në botë

25 nëntor 2020 | 17:30

Kevin-Prince Boateng ka thënë se te Barcelona e kishte vërejtur se sa i mirë ishte Lionel Messi, aq sa kishte menduar që të pensionohej përgjithmonë nga futbolli.

33-vjeçari ishte një huazim befasues te katalunasit në janar të vitit 2019 nga Sassuolo, ndërsa në “Camp Nou” arriti ta fitonte titullin e La Ligas, edhe pse kishte minutazh të kufizuar. Më pas, ai u transferua te Fiorentina, për të vazhduar te Beshiktashi, para se të nënshkruante për klubin nga Serie B, Monza.

“Gjashtë muajt e kaluar te Barcelona ishin të mahnitshëm. Në fillim, nuk e besova. Mendoja se më kërkonte Espanyoli, jo Barcelona e vërtetë!. Stërvitja me Messin më la pa fjalë. Gjithmonë kam thënë se Cristiano Ronaldo ishte më i miri në botë, por Messi është diçka tjetër. Ai nuk është normal. Derisa stërvitesha me të, për herë të parë në karrierën time ndihesha joadekuat (për këtë sport). Ai bënte gjëra të jashtëzakonshme. Më dukej sikur thosha me vete: ‘Mora fund, nuk do të luaj më!’, ka deklaruar Boateng për DAZN.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri i Republikës së Kosovës, z. Avdullah Hoti në kuadër të…