Boateng: Krenar që shkrova historinë me Bayernin

21 maj 2021 | 13:37

Mbrojtësi Jerome Boateng nesër e zhvillon ndeshjen e fundit për Bayern Munchen, kur kampionët e Gjermanisë e presin Augsburgun.

Mbrojtësi ndodhet në vitin e fundit të kontratës, akordi i rinovimit nuk u gjet dhe palët do të ndahen pas 10 viteve, periudhë gjatë së cilës lojtari fitoi 22 trofe. Aventurë fantastike për 32-vjeçarin e lindur në Berlin.

“Ndihem jashtëzakonisht krenar që jam bërë pjesë e historisë së këtij klubi, që kam në gjendje të luaj kaq shumë ndeshje dhe të argëtohem me fanellën e Bayernit. E dija që herët apo vonë do të mbaronte, sepse unë jam një person që ka nevojë për sfida të reja. Dua të përjetoj gjëra të tjera. I jam mirënjohës klubit dhe çdo personi që me të cilin kam punuar këto dhjetë vite, ka qenë realisht një eksperiencë e pabesueshme”, ka thënë Boateng.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Komisioni Zgjedhor në Mianmar (Birmani) do të shuajë Partinë Lidhja…