‘Boeing’-u po e humb vendin e parë në botë

10 korrik 11:16

Kompania amerikane e aeroplanëve “Boeing” është duke e humbur pozitën e të qenit prodhuesi më i madh i avionëve në botë, pas një rënie prej 37 për qind në shitjet, për gjysmën e parë të vitit.

Rënia ndodhi shkaku i debateve të zgjeruara për aeroplanët e saj më të shitur “737 MAX”, dy prej të cilëve janë rrëzuar për një periudhë të shkurtë kohore, duke lënë të vrarë 346 persona.

Shifrat tregojnë se shitjet e “Boeing”-u, ka të ngjarë të bien pas kompanisë rivale evropiane Airbus, për herë të parë në tetë vjet.

Administrata Federale e Aviacionit Federal të ShBA-së, javën e kaluar ka zbuluar një problem të ri me avionët “MAX”, duke vonuar kthimin e aeroplanëve në përdorim deri në fund të shtatorit dhe ndoshta duke shtuar kostot për “Boeing” -un.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Fëmijë dhe gra shtatzëna janë në mesin e atyre që…