Bogujevci e Gashi përplasen në Kuvend

27 maj 2021 | 11:34

Nënkryetarja e Kuvendit, Saranda Bogujevci dhe shefit të Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, kanë pasur një përplasje sot në seancën e Kuvendit.

Kjo ka ardhur kur Qeveria ka dashur ta fus në rend dite shqyrtimin e rekomandimit për raportin vjetor të AKP-së dhe emërimin e anëtarëve të bordit të ARKEP-it, të cilin e ka kundërshtuar opozita.

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, i ka thënë  kryesueses që t’i kërkojë ministrit Hekuran Murati të mos përzihet me punë të Kuvendit, duke i thënë “le të ulet në b…th”.

Ndërsa, Bogujevci ia ka kthyer që “me atë fjalor nuk të lejoj me u qas, andaj shko ulu në vendin tënd”.

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Villarreali është fitues i Ligës së Evropës pas triumfit në…