Boksierët e Kosovës mësojnë kundërshtarët për turneun ‘Strandja’

23 shkurt 2021 | 11:45

Përfaqësuesja e Kosovës në boks ndodhet në Sofje të Bullgarisë për turneun ndërkombëtar “Strandja” që organizohet nga 21 deri më 28 shkurt.

Kosova në këtë ngjarje përfaqësohet nga pesë boksierë. Bashkim Bajoku, në 64 kg, Shpëtim Bajoku, në 69 kg, Patriot Behrami, në 81 kg, Besart Pireva, dhe në 91 kg, Faton Tolaj i cili nga Gjermania i bashkëngjitet ekipit, selektori Shefki Bogujevci dhe gjyqtari ndërkombëtar Latif Demolli. Në Sofje ekipit i bashkëngjiten boksierja në 60 kg Donjeta Sadiku dhe selektori Besim Brahimi që janë nga 15 shkurti në kampin ndërkombëtar.

Donjeta Sadiku më 24 shkurt bokson kundër ruses Ordina Aleksandra, kurse më 25 shkurt Bashkim Bajoku e sfidon irlandezin Irvine Brendan. Më 23 shkurt Shpëtim Bajoku përballet bullgarin Rusinov Kiril derisa të njëjtën ditë Patriot Behrami përballet me Baturov Bobo Usmin. Më 23 shkurt Besart Pireva takohet me boksierit nga Kroacia Cvetkovic Leo dhe Faton Tolaj sfidohet nga Manasyan Narek.

Në këtë turne marrin pjesë 35 shtete nga katër kontinente me boksierët më të mirë të Evropës dhe botës.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shefi i Zyrës së Bashkimit Evropian (BE) në Kosovë, Tomas…