Boksierët kthehen në stërvitje në qershor

21 maj 2020 | 18:39

Boksierët kosovarë do të kthehen në stërvitje në fillim të qershorit.

Kështu ka vendosur Bordi i Federatës së Boksit të Kosovës. Bordi i FBOXK ka konstatuar se boksi si sport individual ka rrezikshmëri më të vogël për fillimin e stërvitjeve, ndërsa stërvitjet fillimisht do të jenë të pjesshme. Boksierët do të respektojnë rekomandimet e organeve të shëndetësisë.

Në fazën e parë grupet do të jenë të ndara kurse të gjitha hapësirat sportive së pari do të dezinfektohen. Në stërvitje nuk do të lejohen më shumë se tetë persona, ndërsa synohet të mbahet distanca fizike.

FBOXK ka paraparë edhe stërvitje të veçanta për boksierët cilësorë, ndërsa garat pritet të rifillojnë në fund të qershorit ose fillim të korrikut, me turneun “Lah Nimani”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sot gjatë ditë, kryeministri në detyrë, Albin Kurti, bashkë me…