Boksieri 24-vjeçar vdes pas goditjeve në kokë

04 nëntor 2021 | 13:35

Boksieri nga Zimbabve, Taurai Zimunya, ka ndërruar jetë si pasojë e goditjeve të shumta që ka marrë gjatë një dueli të zhvilluar në shtetin afrikan.

Shumë besojnë se kjo tragjedi mund të ishte shmangur. Kjo për shkak të reagimit të gjyqtarit, i cili është dashur ta ndërpresë meçin, posa pa që gjendja e 24-vjeçarit u rëndua. Zimunya mori disa goditje të tmerrshme në kokë në raundin e tretë pasa se të rrëzohej.

Gjyqtari megjithatë nuk reagoi edhe pse dukej qartë se boksieri ishte tronditur rëndë nga goditjet e marra. Lawrence Zimbudzana, sekretari i përgjithshëm i Bordit Kombëtar për Kontrollin në Boks, bëri të ditur se do të nisë një hetim për këtë rast. Tauri Zimunyas i është ofruar ndihma e nevojshme mjekësore para se të transferohej në spital, por nuk ka mund të shpëtoj për shkak të tronditjes së rëndë që kishte pësuar.

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kosova do të ketë dy ndeshje shumë të rëndësishme në…