Boksieri Usyk gjen shtëpinë e shkatërruar në Ukrainë pasi mundi Joshua

14 shtator 2022 | 13:34

Boksieri ukrainas Oleksandr Usyk, kampion bote në peshën e rëndë, është rikthyer në vendlindjen e tij, në Vorzel. Ai u largua në prill nga Ukraina për t’u përgatitur për revanshin ndaj Anthony Joshua, sfidë që e fitoi me vendim jo-unanim të gjyqtarëve.

Rikthimi në shtëpinë e tij nuk ka qenë shumë i këndshëm, pasi Usyk e ka gjetur shtëpinë e tij thuajse të shkatërruar nga sulmet e ushtrisë ruse. Postimet në rrjetet sociale nga bashkëshortja e boksierit, Katerina, tregojnë shtëpinë e çiftit ukrainas të dëmtuar nga rusët.

Gjithsesi, ata shprehen të lumtur që janë sërish në shtëpinë e tyre, duke deklaruar se tashmë ajo është në duart e pronarit. Oborri i jashtëm duket krejtësisht i dëmtuar, pasi është përdorur si bazë nga ushtria, ndërkohë që në mure është shkruar germa “Z”.

“Ushtria ruse ka ardhur në kopshtin e shtëpisë time dhe kanë shkatërruar gjithçka. Kafshët!”, ka komentuar bashkëshortja e Usyk.

 

Image

 

Image

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ka filluar trajnimi treditor për aftësitë e avancuara ligjore të…