Bolt kërkon të sfidojë Mbappen

23 prill 2024 | 16:46

Usain Bolt ka zgjedhur Kylian Mbappe si futbollistin që dëshiron të sfidojë në një garë 100 metra. Bolt, tetë herë fitues i medaljes së artë dhe mbajtës i rekordeve botërore në garën 100 metra, së fundmi u paraqit në çmimin prestigjioz Laureus.

37-vjeçari u pyet se cilin futbollist do të dëshironte të sfidonte në një garë në kulmin e tij. Bolt u tha mediave: “Unë me të vërtetë dua të shoh se sa i shpejtë është Mbappe”.

Kur u pyet nëse Mbappe mund ta mposhtte, Bolt tha: “Jo ai nuk mundet. Por unë do të doja të shihja se sa afër jemi”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kosova po shënon suksese të njëpasnjëshme në sport, madje edhe…