Boltoni nis vizitën në Moskë

22 tetor 2018 | 11:16

Këshilltari amerikan për Siguri Kombëtare, John Bolton pritet të nisë takimet në Moskë, në periudhën tensionuese në mes të Shteteve të Bashkuara dhe Rusisë, meqë presidenti amerikan, Donald Trump ka deklaruar se do të largojë shtetin e tij nga traktati për armët bërthamore.

Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, ka konfirmuar më 21 tetor se presidenti rus, Vladimir Putin do të takohet me Boltonin, ndonëse takimi “nuk do të ndodhë” më 22 tetor, në ditën e parë të vizitës dyditore të këshilltarit amerikan.

Bolton pritet të takohet sot me ministrin e Jashtëm rus, Sergei Lavrov.

Ndërkohë zëvendësministri i Jashtëm rus, Sergei Ryabkov i ka thënë agjencisë së lajmeve “Interfax” se ai pret nga Boltoni që “në mënyrë profesionale të sqarojë kuptimin” e qëndrimit të Trumpit për Traktatin e Forcave Bërthamore me Rreze të Mesme.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeprokurori i Shtetit, Aleksandër Lumezi, ka bërë me dije sot…