Bombarduan banesën dhe vranë babë e bijë, Zelensky për sulmin rus ditën e Pashkëve: Po izolohen nga bota dhe njerëzimi

10 prill 2023 | 00:02

Presidenti i Ukrainës, Volodymy Zelensky, ka reaguar pas sulmit të rusëve ditën e Pashkëve në një shtëpi në Zaporizhzhia, ku mbetën të vdekur një burrë dhe vajza e tij.

Përmes një postimi Zelensky thotë se Rusia po izolohet edhe më shumë nga bota dhe nga njerëzimi.

“Mbrëmë, ushtria ruse qëlloi në Zaporizhzhia, duke goditur një ndërtesë banimi dhe duke vrarë një 50-vjeçar dhe vajzën e tij 11-vjeçare. Kështu e kalon shteti terrorist këtë të dielë Pashkësh. Kështu Rusia izolohet edhe më shumë nga bota, nga njerëzimi”, u shpreh Zelensky.

Rusët kanë vijuar me bombardimet e tyre të njëpasnjëshme në Zaporizhzhia të Ukrainës pavarësisht se sot është ditë feste për të gjithë besimtarët e krishtërë. Për pasojë ndërruan jetë, një baba dhe vajza e tij 12 vjeçare. Zelensky i konsideroi sulmet si provë që Rusia po izolohet nga e gjithë bota duke kryer krime të tilla në ditë feste për të tjerët.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presioni i Kinës ndaj Tajvanit po rritet. Pas vizitës në…