Bonaventura largohet nga Milani, ky është mesazhi i tij

05 gusht 2020 | 13:21

Pavarësisht sugjerimeve që i bëri Zlatan Ibrahimoviç Milanit, për të rinovuar kontratën mesfushorit Giacomo Bonaventura, ky i fundit ka mbyllur përfundimisht aventurën me kuqezinjtë.

Pas 6 sezoneve në të cilët ka shënuar në total edhe 35 gola me kuqezinjtë mes kampionatit, Kupës së Italisë dhe Kupave të Evropës, Jack Bonaventura është përshëndetur me Milanin pasi në fund të këtij sezoni i përfundoi edhe kontrata.

Lamtumirën përfundimtare Milanit, Bonaventura ja ka dhënë me një postim në profilin e tij zyrtar në “Instagram”.

“Kam jetuar një ëndërr, vitet që kalova te Milani kanë qenë një eksperiencë e paharrueshme. Dua të falënderoj të gjithë personat me të cilët kam ndarë këtë aventurë të jashtëzakonshme”, ka shkruar Bonaventura.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një grup i përfaqësuesve të aktorëve të Prishtinës, kanë mbajtur…