Bonucci e mendon largimin nga Milani

21 dhjetor 2017 | 13:48

Qendërmbrojtësi Leonardo Bonucci gjatë verës së kaluar kaloi nga Juventus në Milan, si një nga lëvizjet më shokuese viteve të fundit.

Por, pa kaluar ende gjashtë muaj, ai duket se është penduar për këtë lëvizje dhe nuk po beson në projektin e Milanit, shkruan “La Gazzetta dello Sport”.

Milan kur janë zhvilluar 17 javë në Serie A, renditet në vendin e shtatë me 14 pikë larg vendit të katërt që dërgon në Ligën e Kampionëve. Bonucci po ndjehet i tunduar nga një interesim i Manchester City, skuadër e cila është në kërkim të një mbrojtësi. Atë po ashtu e duan edhe skuadrat tjera të mëdha si Barcelona, PSG dhe Chelsea.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Komunës së Ferizajt, Agim Aliu, në një konferencë…