Bonucci: Kisha ofertë nga Lazio, por vendosa të vij tek Union Berlin

29 shtator 2023 | 16:50

Ish-mbrojtësi i Juventusit, Leonardo Bonucci, ka folur së fundmi për vendimin e tij për të kaluar tek Union Berlin, teksa zbuloi që kishte pasur ofertë edhe nga Lazio.

Në një konferencë për shtyp, italiani theksoi se ndihet i lumtur për zgjedhjen që ka bërë.

“Kisha dy opsione për të zgjedhur mes Lazios dhe Union Berlinit. Në fund të gushtit zgjodha Union Berlin. Pashë dy ndeshjet e para të Bundesligas dhe jam shumë i lumtur që erdha këtu për atmosferën, tifozët dhe ekipin. Më pas fola me trajnerin dhe vendosa ta pranoj ofertën e Unionit për të përjetuar atë që ndoshta do të jetë sezoni im i fundit. Kam luajtur për 20 vjet në Itali dhe mendoj se ky vendim është shumë i rëndësishëm sepse në fund të karrierës sime dua të jem një trajner. Besoj se ky vendim ma hap mendjen për gjëra të ndryshme si stili i jetesës dhe metodat e stërvitjes, gjëra që janë krejtësisht të ndryshme në Gjermani në krahasim me Italinë”, ka deklaruar Bonucci.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Policia e Kosovës ka njoftuar se falë bashkëpunimit ndërkombëtar ka…