Bonucci pensionohet nga futbolli

26 maj 2024 | 15:28

Leaonardo Bonucci tërhiqet nga futbolli. Ish-lojtari i Juventus, i cili u largua nga bardhezinjtë gushtin e kaluar me polemika, do të luajë sot (e diel) ndeshjen e tij të fundit në karrierë. Dhe këtë do ta bëjë në Turqi me Fenerbahce, ku u transferua janarin e kaluar pas ndarjes së hershme me Union Berlin.

37-vjeçari do të varë këpucët pas ndeshjes përballë Istanbulsporit. Bonucci megjithatë nuk dëshiron të largohet përgjithmonë nga bota e futbollit, pasi edhe më parë ai ka shprehur dëshirën për t’u bërë trajner në të ardhmen.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sulmuesi Kylian Mbappe, i cili ka luajtur këtë të shtunë…