Bora dhe Donaldi festojnë përvjetorin e tyre të lidhjes

06 nëntor 2022 | 13:36

Tashmë u bë pak kohë që kur Bora dhe Donaldi e kanë pranuar bashkimin e tyre publikisht dhe dihet se vazhdimisht postojnë fotot dhe video të njëri-tjetrit në rrjete sociale.

Dita e sotme shënon përvjetorin e lidhjes së tyre, një ditë shumë e veçantë për ta, një ditë e cila mori vëmendje shumë të madhe edhe vitin që shkoi, kur Donaldi ishte banor i shtëpisë së “Big Brother ViP” dhe atyre u desh ta festonin larg njëri-tjetrit, por deklaratat dhe gjestet nuk munguan.

Këtë vit, Bora e ka rikujtuar përvjetorin e tyre gjatë spektaklit të “Dancing With the Stars”, sapo ora shënoi 00:00 dhe arriti data 5 Nëntor. Vetëm pak më parë Donaldi ka postuar disa foto me Borën në Instagram, ku duken të përqafuar me njëri-tjetrin. Pas shumë ngjarjeve që ndodhen që prej përvjetorit të shkuar, data 5 Nëntor e këtij viti i gjeti përsëri bashkë dhe të dashuruar.

Shpeshherë bukuroshja merr dhurata ose surprizohet nga fansat e saj, të cilat nuk ngurron që t’i publikojë edhe në rrjete sociale, ashtu siç ka ndodhur edhe me rastin e fundit. Para pak ditësh prezantuesja ka publikuar një video të një surprize që këta të fundit i kanë dhuruar asaj dhe Donaldit.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Los Angelos janë kampionët e ri të Major League Soccer…