Los Angelos FC, kampion në MLS

06 nëntor 2022 | 13:35

Los Angelos janë kampionët e ri të Major League Soccer (MLS).

Finalja e Major League Soccer ishte interesante, me protagonist Gareth Bale, që edhe njëherë tjetër tregoi se është i lindur për ndeshje të tilla.

Los Angelos FC shënuan fitore në finale, ndaj Philadelphias, pas penalltive, duke e fituar këtë trofe për herë të parë në histori të klubit.

Për 90 minuta sa zgjatë loja u shënuan katër gola nga dy për secilën skuadër.

Në minutën e 27` LAFC kaloi në epërsi, pasi Kellyn Acostan realizoi.Në pjesën e dytë, Daniel Gazdag, e barazoi rezultatin, në minutën e 59’. Në minutën e 83’, vendasit edhe njëherë kaluan në epërsi me Jesus Murillon.

Kur mendohej se ndeshja po përfundonte me këtë rezultat, në fushë doli Jack Elliot, i cili e barazoi rezultatin në 2:2.

Kështu ndeshja shkoi në vazhdime, dy herë nga 15 minuta.

Pak minuta pa përfunduar edhe vazhdimet u shënuan edhe dy gola të shpejtë.

Fillimisht Philadephia kaloi në epërsi për herë të parë në ndeshje, me Elliot, teksa ylli i Wales, Bale në minutën e 120+8 shënoi, për ta barazuar rezultatin, dhe për ta dërguar ndeshjen në penallti.

Në penallti më të saktë u treguan vendasit, duke triumfuar në fund, për herë të parë në histori të klubit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Trendi i hedhjes së reçipetave i nisur prej vitesh nga…