Bordi i AKP-së merr disa vendime për procesin e privatizimit

31 maj 2023 | 13:46

Bordi i Drejtorëve të Agjencisë Kosovare të Privatizimit ka mbajtur mbledhjen e radhës, në të cilën ka marrë vendime për procesin e privatizimit dhe të likuidimit të ndërmarrjeve shoqërore në përputhje me mandatin e vet ligjor.

Bordi i Drejtorëve ka shqyrtuar raportin për monitorimin e planit për adresimin e rekomandimeve të Njësisë së Auditimit të Brendshëm për periudhën 2017-2021, si dhe ka shqyrtuar planin për adresimin e rekomandimeve të Auditimit të Brendshëm për katër auditime që kanë mbuluar periudhën janar 2021 – tetor 2022.

Gjithashtu, Bordi ka shqyrtuar edhe raportet për monitorimin e planeve për adresimin e rekomandimeve të ZKA-së gjatë auditimit të AKP-së dhe Fondeve në Mirëbesim për vitin 2021 .

Gjatë kësaj mbledhje, Bordi i Drejtorëve u informua në lidhje me procesin e deritashëm të përzgjedhjes së anëtarëve të Bordit të Përkohshëm të ndërmarrjes shoqërore “Brezovica”, me ç’rast komisioni përkatës njoftoi se në fazën e intervistimit do të përfshihen 23 kandidatë nga 44 kandidatë sa kanë aplikuar në konkurs.

Veç kësaj, Bordi dha pëlqimin për bartjen e pronësisë së NSH Jugopetrol në emër të Këshillit Gjyqësor për ndërtimin e objektit të ri të Gjykatës themelore në Pejë, në përputhje me vendimin përfundimtar të Qeverisë së Kosovës, për shpronësim me numër 20/67 të datës 09 mars 2022, si dhe dha pëlqimit për bartjen e pronësisë së NSH Kooperativa Bujqësore

Përparimi (PRN019), në Podujevë në emër të Komunës së Podujevës, në përputhje me vendimin përfundimtar të Qeverisë së Republikës së Kosovës, për shpronësim me numër 10/132 të datës 08 mars 2023. Bordi po ashtu dha pëlqimin sipas kërkesës së Komunës së Ferizajt për dhënien e pëlqimit për kryerjen e punimeve, rregullimin e segmenteve rrugore (bypass-ve) të përkohshëm të cilat kalojnë përmes disa parcelave në Ferizaj të NSh Plantacioni i Pemëve.

Gjatë takimit Bordi ka shqyrtuar propozimin e Autoritetit të Likuidimit dhe të Menaxhmentit për disa qiradhënie dhe ato me tender publik.

Bordi po ashtu miratoi edhe tri raporte fillestare për inicim të procedurës për shitje me negocim direkt për ekonomi familjare, të cilat do t’i nënshtrohet procedurave të tjera të parapara me legjislacion për t’u finalizuar shitja sipas raportit përfundimtar, i cili do t’i paraqitet Bordit për aprovim.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një grua ka pësuar lëndime dhe djegie në fytyrë pasi…