Bordi i Drejtorëve i AKP-së miratoi raportin tremujor, pritet t’i dorëzohet Kuvendit

17 nëntor 2023 | 11:39

Bordi i Drejtorëve të Agjencisë Kosovare të Privatizimit ka mbajtur mbledhjen e jashtëzakonshme, me ç’rast ka diskutuar për një numër çështjesh të parapara me agjendë dhe mori disa vendime në lidhje administrimin, privatizimin dhe likuidimin e ndërmarrjeve shoqërore.

Gjatë kësaj mbledhje Bordi i Drejtorëve shqyrtoi dhe e miratoi raportin tremujor të AKP-së që do t’i dorëzohet Komisionit funksional të Kuvendit të Kosovës.

Më pas, Bordi shqyrtoi kërkesën e Ministrisë së Shëndetësisë për aprovimin e qiradhënies direkte për hapësirën në pronësi të NSh “Jedinstvo” në Zonën Industriale në Fushë Kosovë, të cilën kërkesë edhe e miratoi.

“Bordi shqyrtoi 15 raporte të prezantuara nga Divizioni për Shitje Direkte për po aq raste (prona), nga te cilat 5 raporte fillestare u aprovuan për inicim të procedurës për shitje me negocim direkt që do t’i nënshtrohen procedurave të tjera të parapara me legjislacion për tu finalizuar shitja sipas raportit përfundimtar, i cili më pas do t’i paraqitet Bordit për aprovim. Ndërsa 10 raporte për po aq kërkesa të palëve u refuzuan, pasi që nuk i plotësojnë kriteret e përcaktuara për shitje me negocim. Bordi diskutoi edhe për çështje të tjera në kuadër të veprimeve që po ndërmerren në AKP për të përmirësuar proceset që kanë të bëjnë me administrimin dhe menaxhimin sa më të mirë të pasurisë shoqërore”, është bërë me dije në njoftimin e AKP-së.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Partisë Radikale Serbe, Vojisllav Sheshel ka takuar dje…