Takimi me përqafim të ngrohtë i ambasadorit të Palestinës në Beograd me kriminelin Sheshel

17 nëntor 2023 | 11:37

Kryetari i Partisë Radikale Serbe, Vojisllav Sheshel ka takuar dje ambasadorin e Palestinës Muhamed Al Namur.

Shesheli, i cili është edhe kandidati i radikalëve për kryeministër, ka pritur  ambasadorin palestinez në selinë e partisë, në Beograd, teksa shihet se ka pasur një takim të ngrohtë me të.

Në pamjet e publikuara në mediat serbe, ambasadori palestinez dhe krimineli Sheshel shihen nën përqafim të ngrohtë.

Siç raportohet, në takim Sheshel tha se Izraeli po kryen gjenocid ndaj palestinezëve.

“Populli serb, si viktima e parë evropiane e imperializmit amerikan, ka detyrim moral të ngrejë zërin dhe të kundërshtojë persekutimin e paprecedentë të popullit palestinez, i cili qëndron pas Shteteve të Bashkuara të Amerikës”, citohet të ketë thënë Sheshel.

Lufta mes Izraelit dhe Hamasit – grup palestinez i shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian – nisi më 7 tetor, pasi grupi ekstremist sulmoi jugun e Izraelit, duke vrarë afër 1.200 persona dhe duke rrëmbyer afër 240 të tjerë.

Izraeli është kundërpërgjigjur duke rrethuar Gazën – ku jetojnë 2.3 milionë palestinezë – dhe duke kryer sulme të pareshtura ajrore, por edhe tokësore.

Izraeli është zotuar se do ta shkatërrojë Hamasin, që udhëheq me Gazën që nga viti 2007. /Reporteri.net/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ekspedita e Përfaqësueses së Kosovës është nisur sot (e premte)…