Bordi i RTK-së voton Alban Fetahun, por jo Florije Durmishin

13 tetor 2022 | 23:00

Bordi i RTK-së ka mbajtur mbledhjen e radhës me datë 13 tetor 2022, në të cilën është diskutuar raporti mujor i punës për muajin gusht 2022 i prezantuar nga Drejtori i Përgjithshëm z. Shkumbin Ahmetxhekaj.

Gjithashtu, në këtë takim, sipas propozimit të Drejtorit të Përgjithshëm është votuar edhe për plotësimin e 2 pozitave menaxheriale në RTK, atë të Udhëheqësit të Shërbimeve të Përbashkëta si dhe për Drejtorin e Radio Kosovës, ndersa Komisioni Përzgjedhës ka propozuar emërimin e një anëtari të jashtëm të Komitetit të Auditimit të Brendshëm.

Si rrjedhojë, pas procesit të votimit, janë marrë vendimet si më poshtë:

Me shtatë (7) vota për miratoi propozimin e drejtorit të përgjithshëm të RTK-së për emërimin e z. Alban Fetahu në pozitën Udhëheqës i Shërbimeve të Përbashkëta në RTK;

Me katër (4) vota PËR dhe katër (4) vota KUNDËR nuk miratoi propozimin e drejtorit të përgjithshëm të RTK-së, për emërimin e znj. Florije Durmishi në pozitën e drejtoreshës së Radio Kosovës;

Me tetë (8) vota PËR emëroi znj. Fatime Jahiu në pozitën e anëtares të Komitetit të Jashtëm për Auditim të Brendshëm të RTK-së;

“Për më tepër, Bordi i RTK-së ka diskutuar edhe për shumë çështje të tjera rreth operimit aktual të RTK-së dhe rreth planeve për zhvillimin e transmetuesit publik”, thuhet në komunikatën e Bordit të RTK-së.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Skena spektakolare janë parë sot në qiellin e Zvicrës: Dy…