Boris Johnson del kundër Superligës Evropiane

20 prill 2021 | 20:49

Kryeministri i Britanisë së Madhe, Boris Johnson, ka takuar sot përfaqësues të Federatës së Futbollit Anglez dhe me zyrtarë të Premier Ligës.

Pas takimit, qeveria britanike doli me vendim duke thënë se nuk e përkrahin Superligën Evropiane dhe do të marrin”çfarëdo veprimi të nevojshëm”, për ta ndalur krijimin e kësaj lige, duke përfshirë edhe ato legjislative.

Qeveria ka mbajtur të hapur mundësinë e legjislacionit për të bllokuar planin, zëdhënësi i Boris Johnson tha se qeveria “nuk po kërkonte të përjashtonte asgjë në këtë fazë”.

”Ne po shqyrtojmë një sërë opsionesh. Unë nuk jam në gjendje të përcaktoj detajet e plota në këtë pikë. Ne do t’i përcaktojmë ato në kohën e duhur, pasi të kemi shqyrtuar të gjitha opsionet e mundshme”, deklaroi ai, shkruan The Guardian, përcjell Klan Kosova.

Superliga Evropiane është krijuar nga 12 klube, gjashtë nga Anglia, tre nga Italia dhe tre nga Spanja.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
"Jam i nderuar që të flas sot në këtë ngjarje…