Boris Johnson “shkon të luftojë” në Ukrainë, ja fotot me veshje ushtarake

23 korrik 2022 | 16:12

Kryeministri në largim i Britanisë së Madhe, Boris Johnson ka zhvilluar së fundmi një takim me trupat ukrainase që po trajnohen nga Forcat e Armatosura Britanike në North Yorkshire.

I veshur me uniformë ushtarake Johnson-i shihet teksa hedh një granatë dorë drejt “armikut” dhe qëllon me një predhëlëshuese antitank.

Videoja është shpërndarë në profilin e tij në Facebook, tek siguron ndjekësit se Mbretëria e Bashkuar është e përkushtuar të bëjë gjithçka që mundet për të ndihmuar Ukrainën në luftën kundër agresionit rus.

Vizita e tij erdhi vetëm disa ditë pasi dha dorëheqjen pas një vale skandalesh të Chris Pincher, duke ndezur një betejë të ashpër për udhëheqjen e Partisë Konservatore, betejë që po vazhdon “kokë më kokë” mes ish-kancelarit Rishi Sunak dhe ministres së Jashtme Lizz Amanet.

Kjo është stërvitja e dytë ushtarake e kryeministrit të larguar që do të zbulohet këtë javë, pasi u publikua një video ku ai jep përshtypjen e tij më të mirë “Top Gun” nga kabina e avionit luftarak Typhoon.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Qeveria e Kosovës mirëpret çfarëdo diskutimi ne raport rezolutën që…