Borisov: Ballkani mund të bëhet me linj të përbashkët ajrore

13 prill 13:22

Kryeministri bullgar Bojko Borisov ka njoftuar se e ka ngarkuar ministrin bullgar të transportit me angazhimin të punojë për krijimin e një asociacioni regjional të shteteve ballkanike, të cilat nuk kanë kompani të veta ajrore.

Pas takimit me Kryetarin e Këshillit të Ministrave të Bosnjë e Hercegovinës Denis Zvizdiç, Borisov saktësoi se ideja e tij është për një kompani të përbashkët ajrore, e cila do të financohet nga 4-5 shtete, derisa zhvillohet veprimtaria e saj.

Zvizdiç bëri të ditur se Borisovin kanë biseduar për një asociacion rajonal, i cili do t’i lidhë kryeqytetet e Bosnjë e Hercegovinës, Maqedonisë dhe Shqipërisë.

Pas takimit të tij në Sofje me Zvizdiçin, Kryeministri bullgar shprehi kënaqësi nga fakti se elita politike e Ballkanit Perëndimor tashmë e ka kuptuar këtë se rruga e vetme e tërë regjionit është ajo drejt BE-së dhe NATO-së.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Real Madrid do të përballet me Bayern Munich në gjysmëfinalen…