Borissovi: Është momenti që BE-ja t’u drejtohet vendeve të Ballkanit Perëndimor

17 janar 2018 | 17:29

Kryeministri i Bullgarisë, Boyko Borissov, ka thënë se është momenti i duhur që Bashkimi Evropian (BE) t’i thërrasë vendet e Ballkanit Perëndimor drejt perspektivës evropiane.

“Është momenti më i duhur për këtë. E dimë se zgjerimi i BE-së nuk do të bëhet gjatë kryesimit tonë, por që duhet qartësuar shteteve kandidate se çfarë mund të presin saktësisht për të hyrë në BE”, ka thënë Borissovi.

“Ballkani është shumë i brishtë dhe koha është e brishtë dhe nëse diçka fillon të lëkundet, do të lëkundet e tërë Evropa”, ka pohuar ai.

Ai ka thënë se perspektiva evropiane e Ballkanit do të diskutohet në samitin e majit që mbahet në Sofje, e që do të ndiqet edhe nga vendet e Ballkanit Perëndimor.

Borissovi ka thënë se ky do të jetë samiti i tretë ku do të mblidhen vendet, pas atyre të mbajtur në Thessaloniki më 2003 dhe në Zagreb në vitin 2000.

Bullgaria nga 1 janari e ka kryesimin e Presidencës së Bashkimit Evropian. (KK)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti i Komisionit Evropian, Jean Claude Juncker, ka bërë me…