Junckeri: Pa e zgjidhur çështjen e kufijve asnjë vend s’mund të bëhet anëtar i BE-së

17 janar 2018 | 17:28

Presidenti i Komisionit Evropian, Jean Claude Juncker, ka bërë me dije se asnjë vend nuk mund të jetë anëtar i Bashkimit Evropian (BE) përderisa nuk e ka të zgjidhur çështjen e kufijve.

“Asnjë vend që paraprakisht nuk zgjidh çështjen e kufijve nuk mund të jetë anëtar i BE-së”, ka deklaruar Juncker. Me këtë rast ai ka përmendur edhe kontestin kufitar në mes të Kroacisë dhe Sllovenisë.

Duke folur për pezullimin e së drejtës së votës për Poloninë në organet e Bashkimit Evropian, Junckeri ka theksuar se qëllimi i këtij vendimi nuk ishte ndëshkimi, por paralajmërimi për Poloninë.

Kurse duke folur për daljen e Britanisë së Madhe nga BE-ja, Junckeri ka thënë se kjo paraqet humbje për të dyja palët.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Premier Liga ka lënë shumë prapa Serinë A dhe La…