Borrell bën thirrje për paqe të qëndrueshme në Gaza

27 nëntor 2023 | 14:03

Shefi i politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Josep Borrell, ka bërë thirrje për një armëpushim “të gjatë” midis Izraelit dhe Hamasit.

Armëpushimi fillestar katërditor ishte një “hap i parë i rëndësishëm” drejt një “zgjidhjeje politike”, ka thënë kryediplomati i BE-së në Forumin e 8-të Rajonal të Bashkimit për Mesdheun (UfM) në Barcelonë të Spanjës.

“Nesër përfundon pezullimi i operacioneve. Ndoshta do të zgjasë edhe disa ditë. Por ne duhet të fillojmë të mendojmë se si do të vazhdojmë procesin politik nga sot”, ka thënë Borrell, raporton “CNN”.

Spanjolli e ka dënuar sulmin e Hamasit ndaj Izraelit, por ka thënë se “mënyra se si Izraeli ushtron të drejtën e tij për mbrojtje ka rëndësi” ndërsa nënvizoi “numrin shumë joproporcional të vdekjeve” dhe vuajtjet e civilëve në Gaza.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
“VALI DONI” Sh.P.K nga Drenasi me numër UNIK: 811307463, shpall…