Borrell i lumtur pas heqjes së taksës ndaj Serbisë: Vendim shumë i rëndësishëm

01 prill 2020 | 00:09

Kryediplomati i Bashkimit Evropian, Josep Borrell, shprehet i lumtur që qeveria në detyrë e kryeministrit në detyrë, Albin Kurtit, sonte e hoqi tarifën 100% të mallrave që vijnë nga Serbia dhe Bosnia dhe Hercegovina.Veprimin e qeverisë, Borrell e vlerësoi si një vendim shumë të rëndësishëm.“Ndihem i lumtur kur shoh vendimin për heqjen e plotë të tarifës nga qeveria e Kosovës për mallrat që vijnë nga Serbia dhe Bosnia dhe Hercegovina. Ky është një vendim shumë i rëndësishëm. Bashkëpunimi rajonal është thelbësor dhe mirëmbajtja e fluksit të mallrave, veçanërisht në kohën e krizës Covid-19”, shkroi Borrell.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Drejtori i përgjithshëm i Partisë Demokratike të Kosovës, Blerand Stavileci…