Borrelli: Bashkimi Evropian ka nevojë për emigrantët

20 qershor 2021 | 13:41

Bashkimi Evropian (BE) ka nevojë për emigrantët si për arsye humanitare ashtu edhe për t’iu përgjigjur krizave demografike të kontinentit. Kështu ka deklaruar përfaqësuesi i lartë për punët e jashtme i BE-së, njëkohësisht edhe zëvendëspresident i Komisionit Evropian, Josep Borrell.

“Kjo edhe për të ruajtur nivelin e mirëqenies, për të cilin përvoja e përbashkët e Italisë dhe e Spanja duhet të shërbejë si bazë për të zhvilluar një politikë evropiane të imigracionit, që për shumë vite ne nuk kemi mundur ta ndërtojmë”, ka thënë Borrelli përmes një videoje të transmetuar në forumin ”Dialogu italo-spanjoll”, i cili është mbajtur në Barcelonë.

Sipas tij, Italia dhe Spanja mbajnë një barrë të madhe të pritjes së emigrantëve për shkak të pozicionit gjeografik të tyre.

“Nëse instrumenti ekonomik i ‘Next Generation EU’ sot ka filluar të jetë një realitet, kjo është falë vendosmërisë së treguar nga kryeministri italian, Giuseppe Conte dhe ai spanjoll, Pedro Sanchez”.

“Një marrëveshje e vetme midis Francës dhe Gjermanisë nuk do të kishte qenë e mjaftueshme”, ka deklaruar Borrelli.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-koordinatori për Siguri Kibernetike, Zafir Berisha, ka folur rreth një…