Borrelli konfirmon se diplomati suedez i BE-së mbahet ‘peng’ në Iran

05 shtator 2023 | 10:17

Përfaqësuesi i lartë i Bashkimit Evropian, Josep Borrell ka konfirmuar këtë të martë se diplomati suedez mbahet i burgosur në Iran.

Një ditë më parë gazeta amerikane “The New York Times”, bëri me dije se zyrtari evropian është kthyer në një mjet të rëndësishëm pazaresh për Teheran-in, ndërsa përpiqet të marrë lëshime nga Perëndimi.

Arrestimi është mbajtur i fshehur për më shumë se një vit nga autoritetet suedeze dhe të Bashkimit Evropian.

Sipas botimit amerikan, ajo duket të jetë pjesë e një modeli në zgjerim të asaj që është bërë e njohur si “diplomacia e pengjeve” të Iranit.

Teheran-i ka marrë në mënyrë oportuniste shtetas të dyfishtë iranianë dhe të huaj me akuza të rreme, duke kërkuar t’i tregtojë ata me iranianë të mbajtur në Evropë ose në Shtetet e Bashkuara, ose t’i përdorë ata si levë për të nxjerrë para dhe koncesione të tjera.

Muajin e kaluar Shtetet e Bashkuara përfunduan një marrëveshje me Iran-in për lirimin e pesë amerikanëve të mbajtur atje në këmbim të 6 miliardë dollarëve të ardhura të mbajtura nga nafta iraniane, si dhe lirimin e të burgosurve iranianë në Amerikë.

Megjithatë, ky rast i fundit, detajet e të cilit nuk janë raportuar më parë, bie në sy për formimin profesional të të burgosurit si zyrtar evropian.

Johan Floderus, 33 vjeç, me origjinë nga Suedia, ka mbajtur disa pozicione në institucionet e Bashkimit Evropian, duke dalë përmes programit të tij të stazhit të shërbimit civil.

Ai madje u shfaq në një fushatë reklamuese për të tërhequr të rinjtë suedezë në karrierën e Bashkimit Evropian.

Floderus vizitoi Iran-in pranverën e kaluar në atë që njerëzit e njohur me rastin e përshkruan si një udhëtim privat turistik, së bashku me disa miq suedezë.

Ndërsa përgatitej të merrte fluturimin e tij nga Teherani më 17 prill 2022, ai u ndalua në aeroport.

Në korrik të vitit të kaluar, qeveria iraniane lëshoi një deklaratë duke njoftuar se kishte kapur një shtetas suedez për spiunazh.

Ai tani po mbahet në burgun famëkeq Evin në kryeqytetin iranian.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Gjatë natës së datës 5 shtator, njësitet policore në Vushtrri…