Borrelli: Nuk mund të shkojmë në pushime pa rifilluar dialogu Kosovë-Serbi

11 maj 2021 | 11:41

Kryeministri Albin Kurti gjatë takimit që ka pasur në fund të muajit të kaluar me kryediplomatin evropian, Josep Borell, i ka thënë këtij të fundit se qeveria e Avdullah Hotit nuk e ka informuar për procesin e dialogut me Serbinë dhe i duhet kohë për t’u përgatitur.

Shefi i diplomacisë evropiane në konferencën e djeshme për medie pas takimit të ministrave të jashtëm të shteteve anëtare të BE-së, ka thënë se nuk mund të shkohet në pushimin e verës pa rifilluar bisedimet Kosovë-Serbi.

“Herën e fundit që kam folur me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, atyre u duhet kohë për t’u përgatitur. Ata pretendojnë se qeveria në ikje nuk i informoi ata për situatën e bisedimeve të mëparshme, se sapo kanë ardhur, se duhet të studiojnë me kujdes dosjen. E kuptoj, por në të njëjtën kohë nuk mund të shkojmë me pushime pa i rifilluar bisedimet. Më në fund, kemi rënë dakord që para takimit të Këshillit të Çështjeve të Përgjithshme që është pak a shumë më 20 qershor, para Këshillit të Çështjeve të Përgjithshme në Qershor, do të duhet të kemi përsëri këtë takim. Dhe shpresoj se ata i kanë të gjitha informacionet e kërkuara, ne mund t’i sigurojmë nëse nuk i kanë, në mënyrë që të vijnë në Bruksel të përgatitur mirë”, ka thënë Borell para medieve.

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Valon Behrami po mendon t’i japë fund karrierës futbollistike. Mesfushori…