Borrelli rezulton pozitiv me Covid, shtynë vizitën në Kinë

12 prill 2023 | 13:27

I dërguari i Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell, ka rezultuar pozitiv me Covid-19.

Për këtë ai e ka shtyrë vizitën e tij për në Kinë.

“Unë kam rezultuar pozitiv në testin për Covid-19 dhe për këtë arsye për fat të keq do të duhet të shtyjë vizitën time në Kinë. Ndihem mirë dhe nuk kam simptoma”, ka shkruar Borrell në “Twitter”.

Borrelli merr pjesë edhe në takimet e nivelit të lartë në mes Kosovës dhe Serbisë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Avokati, Tomë Gashi, ka reaguar pas sulmit ndaj gazetarit Valon…