Bosnja e Hercegovina pret heqjen e tarifës 100 për qind nga Kosova

07 tetor 17:54

Ministri i Tregtisë në Bosnje e Hercegovinë, Mirko Sharoviq, i ka thënë “Radios Evropa e Lirë” se nga Lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosovës, si dy forcat më të mëdha politike që dolën nga zgjedhjet e 6 tetorit në Kosovës,  pritet që të qetësojnë raportet rajonale. Ai ka thënë se para së gjithash Bosnja pret heqjen e tarifës ndaj mallrave të saj. “Menjëherë pas formimit të qeverisë, unë pres heqjen e tarifave. Derisa kjo nuk ndodh, atëherë do të ketë komplikim të raporteve brenda CEFTA-së, por edhe në përgjithësi në rajon”, ka thënë Sharoviqi.

Edhe kryetari i Odës Ekonomike të Bosnjes e Hercegovinës, Nemanja Vasiq, ka thënë heqjen e tarifave për mallrat nga ky vend. Në një prononcim për “Radion Evropa e Lirë”, Vasiqi ka thënë se është mirë që klima politike në Kosovë po ndryshon dhe se kjo mund të çojë në eliminimin e tarifave. “Sipas deklaratave të para të fituesve, pritet që ato të shkojnë drejt heqjes, por gjithashtu është e qartë se do të ketë kushte të reja politike. Kjo është ende në sferën e politikës”, ka thën` Vasiqi.

Tarifat prej 100 për qind për mallrat nga Bosnja dhe Serbia u vendos nga Qeveria e Kosovës në nëntor të vitit 2018. Në këtë mënyrë, eksporti i këtyre dy vendeve në Kosovë u ndal pothuajse plotësisht. Kjo ka bërë që të ndërpritet edhe dialogu ndërmjet Kosovës dhe Serbisë që zhvillohej përmes lehtësimit nga ana e Bashkimit Evropian. Në arsyetimin e saj, Qeveria e Kosovës kishte thënë se Bosnja e Hercegovina dhe Serbia duhet të njohin pavarësinë e Kosovës. Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian kanë bërë disa herë thirrje për heqjen e tarifave, në mënyrë që të vazhdojë dialogu ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Oda e Afarizmit të Kosovës (OAK) ka shprehur shqetësimin e…