Bosnjës i kërkohet të heq vizat me Kosovën

07 korrik 2018 | 13:31

Odat Ekonomike të Ballkanit Perëndimorë kanë dërguar letër zyrtare të përbashkët institucioneve shtetërore të Bosnjë dhe Hercegovinës që problemi i vizave më Kosovën të zgjidhet.

Këtë e bëri të ditur kryetari i Odës Ekonomike, Safet Gërxhaliu, i cili për “Radio Kosovën” ka thënë se vetëm në vitin 2017 nga Bosnja dhe Hercegovina janë refuzuar 800 kërkesa për vizë qytetarëve të Kosovës dhe anasjelltas.

Gërxhaliu ka bërë të ditur se bashkë me kryetarin e Odës së Tregtisë së Jashtme të Bosnjë dhe Hercegovinës Ahmed Egerliq në forumin e Odave Ekonomike të Ballkanit Perëndimorë kanë biseduar për gjetjen e mundësisë për heqjen e regjimit të vizave për Kosovën nga ana e Bosnjë dhe Hercegovinës. Në përkrahje të kësaj iniciative janë dalë edhe Odat e tjera ekonomike, edhe pse pranohet që Republika Serbe po e pengon procesin.

“Në kuadër të forumit të Odave Ekonomike të Ballkanit perëndimorë kemi dërgua një letër të përbashkët ku janë nënshkrimet e gjashtë odave ekonomike të Ballkanit perëndimorë institucioneve të Bosnjës dhe Hercegovinës që vizat me Kosovën të hiqen por edhe me tutje duhet një koncenzus ,edhe me tutje Republika Serbe pengon proceset”, theksoi Gërxhaliu.

Gërxhaliu u shpreh se këmbimi tregtarë me Bosnjë dhe Hercegovinën është në rritje.

Ai ka deklaruar se në vitin 2017 ka pasur import në vlerë prej 80 milion euro ndërkaq nga Kosova janë eksportuar mallra në vlerë prej 6 milionë, sipas Gërxhaliut është një diferencë shumë e madhe.

“Ekzistojnë disa kanale të tjera nëpër të cilat depërton produkti i Kosovës, janë afro 6 milion mallra të eksportuara. Me këtë pengesë që po iu bëhet prodhuesve të Kosovës edhe tregtarëve, kostoja është shumë e madhe dhe bënë që mallrat e Kosovës dhe Bosnjës të mos jenë konkurruese”, ka theksuar  ai.

Ndryshe, Gërxhaliu shtoi se vitin e kaluar me Bosnjën janë refuzuar 800 kërkesa për viza në mes dy shteteve.

Ai ka thënë se ky problem prekë edhe aspektin shpirtërorë të njerëzve dhe se lidhjet në mes popujve dhe familjeve janë duke u dëmtuar.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Pas gjendjes së krijuar në disa rrugë të vendit tonë…