Bostoni bie në shtëpi, Denveri merr kryesimin

10 maj 2023 | 11:36

Philadelphia triumfoi me rezultat 115-103 edhe në fushën e Bostonit, duke udhëhequr tashmë 3-2 serinë e gjysmëfinaleve “play-off” në Konferencën e Lindjes.

Ndeshje e dominuar nga skuadra e Philadelphia, që arriti një fitore me shumë peshë në fushën kundërshtare, pasi tani është vetëm një fitore larg finaleve në Lindje. Embiid me 33 pikë dh Maxey me 30 pikë bënë diferencën në fushë për miqtë, mbështetur nga Harden me 17 pikë e Harris me 16.

Për Bostonin u dallua Tatum me 36 pikë, ndërsa Brown 24, por që nuk mjaftuan për të evituar humbjen. Në Konferencën e Perëndimit, ekipi i Denverit udhëheq 3-2 serinë e takimeve, pas fitores me rezultat 118-102 ndaj Phoenixit, duke mos zhgënjyer në fushën e tij. Vendasit bënë një paraqitje të mirë dhe i afrohen finaleve në këtë kah të NBA-së.

Nikola Jokiq protagonist i fitores me një “triple double”, me 29 pikë, 13 rebound e 12 asistime, mbështetur nga Bruce Brown me 25 pikë. Për Phoenix, dyshja Booker-Durant realizoi 54 pikë, por që mbetën për statistikë.

Konferenca e Lindjes, “Play-off – Gjysmëfinale

Boston – Philadelphia    2-3
New York – Miami         1-3

Konferenca e Perëndimit, “Play-off” – Gjysmëfinale

Denver – Phoenix           3-2
Golden State – Lakers    1-3

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Robert De Niro njoftoi këtë javë se ai së fundmi…