Bostoni dhe Minnesota udhëheqin dy Konferencat, Golden State në krizë e jashtë ‘play-off’-it

15 dhjetor 2023 | 12:20

Kampionët e Denverit fituan me rezultat 124-101 ndaj Brooklynit në takimin e radhës në NBA, duke qenë të dytët në Konferencën e Perëndimit.

Ndeshje ku diferencën e bëri Nikola Jokiq, autor i një “triple double” (26 pikë, 15 rebound e 10 asistime). Në vendin e parë ndodhet Minnesota, që mundi me rezultat 119-101 Dallasin.

Reid me 27 pikë ishte shënuesi më i mirë për Minnesotan, surpriza e këtij edicioni, ndërsa 39 pikët e Donqiq për Dallasin mbetën për statistikë. Në krye të renditjes në Konferencën e Lindjes është Bostoni, që mposhti me rezultat 116-107 Clevelandin.

Të gjithë titullarët e Celtics realizuan mbi 10 pikë (Tatum 27 pikë). Vijon momenti negative për ekipin e Golden State, që u mund me shifrat 121-113 nga Clippersat, duke dalë edhe nga zona “play-off”. Thompson realizoi 30 pikë por që s’mjaftuan, ndërsa për Clippersat u dalluan Harden me 28 pikë e Leonard me 27. Befason Chicago, që falë një loje të mirë kolektive mundi me rezultat 124-116 Miami.

Rezultatet

Boston – Cleveland                116-107
Miami – Chicago                    116-124
Dallas – Minnesota                101-119
Denver – Brooklyn                 124-101
Portland – Utah Jazz             114-122
Sacramento – Oklahoma      128-123
Clippers – Golden State        121-113

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Platforma evropiane mediale “Euractiv” ka raportuar të premten se Serbia…