Bostoni dominon në NBA, triumfojnë edhe Golden State, Miami e Milwaukee

28 shkurt 2024 | 12:02

Fitorja e nëntë radhazi për Bostonin në NBA, që mposhti me rezultat 117-99 Philadelphian, duke konsoliduar pozitat në krye të renditjes në Konferencën e Lindjes.

Brown me 31 pikë e Tatum me 29 pikë u dalluan për Celtics, duke i bërë të pavlefshme 32 pikët e Maxey për miqtë. Pa probleme fiton Milwaukee, që falë 47 pikëve të dyshes Antetokounmpo-Lillard mposhti me rezultat 123-85 Charlotte.

Jashtë fushe fiton Miami, që mundi me rezultat 106-96 Portlandin, ndeshje me rivalitet, ku për miqtë u dallua Butler, autor i 22 pikëve. Minnesota mbron kreun e renditjes në Perëndim, pas fitores me rezultat 114-105 ndaj San Antonios. Edwards me 34 pikë bëri diferencën në fushë për vendasit. Të njëjtin ritëm ruan edhe Oklahomas, që mundi me rezultat 112-95 Houstonin, ndeshje ku u dallua Alexander Shai, me 31 pikë.

Vijon momenti i mirë për Golden State, që falë 25 pikëve të Klay Thompson mundi me rezultat 123-112 Washington. Fitore në sekondat e fundit arriti Cleveland, që mundi me rezultat 121-119 ndaj Dallasit, me Mitchell protagonist, autor i 31 pikëve, ndërsa 45 pikët e Doncic për teksanët nuk mjaftuan.

Rezultatet

Cleveland – Dallas                    121-119
Orlando – Brooklyn                 108-81
Washington – Golden State   112-123
Atlanta – Utah Jazz                  124-97
Boston – Philadelphia             117-99
New York – New Orleans       92-115
Chicago – Detroit                     95-105
Milwaukee – Charlotte            123-85
Minnesota – San Antonio       114-105
Oklahoma – Houston              112-95
Portland – Miami                     96-106

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kritiku i ndjerë i Kremlinit, Aleksei Navalny do të varroset…