Prattipati nderohet me fanellën e Kosovës me numrin 250 nga FFK-ja

02 korrik 2026 | 14:40

E ngarkuara me punë në Ambasadën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës (ShBA) në Kosovë, Anu Prattipati është nderuar me një fanellë të ekipit kombëtar të Kosovës me numrin 250, për nder të 250-vjetorit të Pavarësisë së ShBA-së.

Përmes një njoftimi, Ambasada amerikane në Kosovë falënderoi Federatën e Futbollit të Kosovës për këtë gjest simbolik, duke e cilësuar atë si një shprehje të miqësisë së fortë ndërmjet dy vendeve.

“Faleminderit Federata e Futbollit të Kosovës për këtë gjest domethënës dhe për festimin e miqësisë së qëndrueshme midis dy vendeve tona”, ka njoftuar Ambasada e ShBA-së në Kosovë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Cristiano Ronaldo dërgoi një mesazh para ndeshjes së raundit të…