Bostoni e Clevelandi dominojnë në Lindje, Warriorsi e Spursi pretendentë në Perëndim

06 dhjetor 2017 | 09:59

Bostoni vijon ta dominojë renditjen në Konferencën e Lindjes pas fitores 111-100 ndaj Milwaukee, duke korrur suksesin e 22-të sezonal.

Irvingu me 32 pikë ishte shënuesi më i mirë në fushë për Celticsin, duke konfirmuar momentin e mirë që ai dhe skuadra e tij po kalon, mbështetur edhe nga Horford me 20 pikë. Për Milwaukee u dallua Antetokounmpo, autor i 40 pikëve, por që s’mjaftuan për ta evituar humbjen.

Të njëjtin ritëm me Bostonin ka skuadra e Clevelandit, që mundi 113-91 Chicagon në fushën e këtij të fundit, suksesi i 12 radhazi. Bullsi vijon të jetë një skuadër pa lider në fushë këtë sezon, me vetëm tri fitore, ndërsa për Clevelandin u dallua treshja James-Love-Wade, që realizoi 71 pikë. Pa probleme fiton Brooklyn, që mundi 110-90 Atlantën jashtë fushës, ndeshje ku diferencën e bënë lojtarët e stolit, që realizuan 53 pikë për miqtë.

Skuadra e Golden State korri fitoren e 20 sezonale, me kampionët që mundën 125-115 New Orleansin, ndeshje spektakolare dhe me rivalitet, raporton “Telesport”.
Holiday realizoi 34 pikë për vendësit, por që s’mjaftuan për ta evituar humbjen, ndërsa për Warriorsin u dallua Curry me 31 pikë e 11 asistime, ndërsa Thompsoni e mbylli me 22 pikë e Duranti me 19. San Antonio vijon të jetë forca e tretë në renditje në Perëndim, duke kaluar një moment të mirë në NBA. Skuadra e Spursit mundi 96-93 Detroitin, ndeshje me rivalitet deri në fund, ku shtatë lojtarë të ekipit teksan realizuan mbi 10 pikë (Aldridge 17 pikë e 10 rebaund).

Me vështirësi fiton edhe Memphisin, që mundi 95-92 Minnesotan, ndeshje e hapur deri në fund, ku u dallua Marc Gasol me 21 pikë. Rikthehet te fitorja Utah Jazzi, që mundi 116-69 Washingtonin, ndeshje ku diferencën e bëri Burksi me 27 pikë, ndërsa Indiana mundi 115-97 New Yorkun falë 20 pikëve të Youngut.

Rezultatet

Charlotte – Orlando 104-94
Indiana – New York 115-97
Philadelphia – Phoenix 101-115
Atlanta – Brooklyn 90-110
Boston – Milwaukee 111-100
Chicago – Cleveland 91-113
Memphis – Minnesota 95-92
New Orleans – Golden State 115-125
Dallas – Denver 122-105
San Antonio – Detroit 96-93
Utah Jazz – Washington 116-69

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Pavarësisht prej punës që ka bërë, trajneri Bekim Shotani në…