Bostoni e mposhti Denverin

14 dhjetor 2017 | 11:23

Bostoni e mposhti 124-118 Denver në ndeshjen e radhës në kampionat, duke korrur suksesin e 25-të sezonal në NBA.

Një ndeshje spektakolare mes të dyja skuadrave, që luajtën hapur dhe e kërkuan deri në fund fitoren, me vendasit që arritën një fitore të merituar.

Rikthimi i Irving në fushë ka qenë vendimtar në fitoren e Celtics, me yllin e skuadrës së Boston që realizoi 33 pikë, mbështetur edhe nga Brown me 26 pikë. Po 36 pikë realizoi edhe Harris për miqtë, por që s’mjaftuan për të evituar humbjen.

Rezultatet

Indiana – Oklahoma 95-100, Orlando – Clippers 95-106, Washington – Memphis 93-87, Boston – Denver 124-118, Miami – Portland 95-102, Chicago – Utah Jazz 103-100, New Orleans – Milwaukee 115-108, Phoenix – Toronto 109-115, Houston – Charlotte 108-96.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, i ka reaguar shefit aktual…