Mustafa i reagon Haradinajt për numrin e zëvendësministrave

14 dhjetor 2017 | 11:17

Ish-kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, i ka reaguar shefit aktual të Qeverisë, Ramush Haradinaj, i cili tha sot në Kuvend se ekzekutivi i kaluar ka pasur numrin më të madh të zëvendësministrave.

“Duhet të reagoj për një të pavërtetë, që lexova se kryeministri Haradinaj e kishte thënë në Kuvend, se Qeveria ime ka pasur më shumë zëvendësministra. Numri maksimal në çdo periudhë të Qeverisë time nuk ka kaluar 47 zëvendësministra. Edhe kjo ka qenë shumë. Të gjithë emrat mund të publikohen”, ka shkuar Mustafa në llogarinë e vet në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thënë se nuk lavdërohet…