Haradinaj: Nuk lavdërohem me numrin e zëvendësministrave

14 dhjetor 2017 | 11:15

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thënë se nuk lavdërohet me numrin e madh të zëvendësministrave, edhe pse sipas tij, Qeveria e drejtuar nga Isa Mustafa ka pasur numër më të madh të tyre.

“Në janar do të marrë obligim që këta zëvendësministra ta nxjerrin rrogën e tyre për mirëqenien e qytetarëve”, ka thënë Haradinaj në Kuvendin e Kosovës.

Haradinaj ka shtuar se u ka dhënë vërejtje ministrave për mosprezencë në seanca plenare, sidomos në kohën e pyetjeve parlamentare.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Bashkëluftëtari i Mujë Krasniqit - “Kapuçit”, Lahi Brahimaj, me rastin…