Bostoni e Philadelphia synojnë kreun në Lindje, ngecin Lakersat dhe Warriors

16 mars 2023 | 11:45

Bostoni rikthehet te fitorja dhe shpreson ende për kreun e renditjes në Lindje pas fitores me rezultat 104-102 ndaj Minnesotas.

Ndeshje me mjaft rivalitet, ku për miqtë u dalluan Brown me 35 pikë e 10 rebound si dhe Tatum me 22 pikë e 12 rebound. Vijon sezoni me luhatje për Lakersat, që mundën me shifrat 114-110 nga Houstoni. Mungesa e James dhe Davis u ndie shumë te Lakersat (Reaves 24 pikë), ndërkohë që për Houstonin u dallua Porter me 27 pikë. Skuadra kampione e Golden State u mund me rezultat 134-126 nga Clippersat.

Edhe pse Curry realizoi 50 pikë, ato s’mjaftuan për të evituar humbjen. Për Clippersat shkëlqeu i zakonshmi Leonard, me 30 pikë. Edhe Philadelphian synon kreun në Lindje, pas fitores me shifrat 118-109 ndaj Clevelandit. Embiid realizoi 36 pikë e 18 rebound, mbështetur nga Harden me 28 pikë e Maxey me 23 pikë.

Miami, falë 73 pikëve të trios Butler-Adebayo-Herro, mundi me shifra 138-119 Memphisin, ndërsa Dallasin fitoi me rezultat 137-128 ndaj San Antonios pas kohës shtesë (Wood 28 pikë).

Rezultatet

Cleveland – Philadelphia         109-118
Miami – Memphis                     138-119
Chicago – Sacramento              114-117
Houston – Lakers                      114-110
Minnesota – Boston                  102-104
San Antonio – Dallas                128-137
Clippers – Golden State           134-126

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ilir Binaku shpall të pavlefshme certifikatën e lëshuar nga Qendra…