Bostoni i pandalshëm, Lakersat rikthehen te fitorja, zhgënjejnë Golden State e Miami

19 mars 2024 | 12:20

Bostoni nuk ndalet në rrugëtimin e tij këtë sezon në NBA, duke fituar me rezultat 119-94 ndaj Detroitit. Triumf i lehtë për Celtics, ku u dallua Brown me 31 pikë, ndërkohë që tri lojtarë të tjerë realizuan mbi 20 pikë.

Rikthehet te fitorja skuadra e Lakersave, që mundi me rezultat 136-105 Atlanta. Të gjithë titullarët e ekipit kalifornian realizuan mbi 10 pikë, ku u dalluan Russell me 27 pikë e 10 asistime si dhe LeBron James me 25 pikë.

Fitore të rëndësishme për zonën “play-off” korri Philadelphian, që mundi me shifrat 98-91 Miami, sfidë ku diferencën e bëri Maxey, autor i 30 pikëve e 10 asistime. Fitore në sekondat e fundit për Chicagon, që mundi me rezultat 110-107 Portlandin falë 28 pikëve të DeRozan. Zhgënjen skuadra e Golden State, që i mund me rezultat 119-112 në fushën e saj nga New York. Për miqtë u dallua Brunson me 34 pikë. Minnesota i bashkohet ekipeve të kreut në Perëndim pas fitores me shifrat 114-104 ndaj Utah Jazz (Edwards 32 pikë).

Rezultatet

Indiana – Cleveland        103-108
Boston – Detroit             119-94
Philadelphia – Miami     98-91
Chicago – Portland         110-107

Utah Jazz – Minnesota   104-114
Golden State – New York 112-119
Sacramento – Memphis 121-111
Lakers – Atlanta             136-105

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla -…