Bostoni konfirmohet lider në NBA, fitojnë edhe Milwaukee e Miami

18 mars 2024 | 12:59

Bostoni konfirmon lidershipin e tij në NBA, duke fituar me rezultat 130-104 ndaj Washingtonit dhe mbetet skuadra e vetme mbi 50 fitore këtë sezon. Celtics bënë një tjetër ndeshje të mirë, ku u dalluan Tatum dhe hauser, me nga 30 pikë secili.

Dallasi mundi me rezultat 107-105 Denverin në fushën e tij, ku protagonist ishte Luka Donqiq, që realizoi 37 pikë e 10 rebound. Mirë u paraqit edhe Irving me 24 pikë, ndërsa për kampionët u dallua Myrray me 23 pikë, por zhgënjeu Jokiq.

Pa probleme fiton Milwaukee, që mundi me rezultat 140-129 Phoenixin, ndeshje Lillard e Portis realizuan nga 31 pikë secili për Bucks. Pas kohës shtesë fiton ekipi i San Antonio, që mundi me rezultat 122-115 Brooklyn, me Wenbanyama protagonist, autor i 33 pikëve e 15 rebound. Fitore të vështirë jashtë fushe korri Miami, që falë 30 pikëve të Robinson mundi me rezultat 104-101 Detroitin.

Zhgënjen skuadra e Clippersave, që u mund me rezultat 110-93 në fushën e saj nga Atlanta. Për miqtë u dallua Murray me 21 pikë.

Rezultatet

Milwaukee – Phoenix     140-129
Detroit – Miami               101-104
Dallas – Denver                107-105
Washington – Boston      104-130

Orlando – Toronto                  111-96
San Antonio – Brooklyn        122-115
Clippers – Atlanta                   93-110

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Zëvendës Ndihmës Sekretari Gabriel Escobar gjatë vizitës së tij në…