Bostoni zhgënjen dhe i largohet kreut, shkëlqen Golden State

29 mars 2023 | 14:04

Humbje e thellë për Bostonin, që u mund me rezultat 130-111 nga Washingtoni, duke ndërlikuar sfidën për kreun në Konferencën e Lindjes. Porzingis realizoi 32 pikë e 13 rebound për Washingtonin.

Fitore në sekondat e fundit për Atlanta, që mundi me rezultat 120-118 Clevelandin, ndeshje ku u dallua Murray me 29 pikë, ndërsa 44 pikët e Mitchell mbetën për statistikë. Fiton edhe Toronto, që mundi me shifrat 106-92 Miamin, ndeshje ku Siakam realizoi 26 pikë, mbështetur edhe nga Anunoby e Barnes, me nga 22 pikë secili.

Kampionët e Golden State mundën me rezultat 120-109 New Orleans, me Stephen Curry protagonist, autor i 39 pikëve. Ndërsa Memphisi, falë 31 pikëve të Bane, mundi me shifrat 113-108 Orlandon.

Rezultatet

Washington – Boston              130-111
Atlanta – Cleveland                 120-118
Toronto – Miami                      106-92

Memphis – Orlando                 113-108
Oklahoma – Charlotte              134-137
Golden State – New Orleans    120-109

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidentja Vjosa Osmani ka bërë një adresim në Samitin për…