Bot sot numëron mbi 30 000 viktima nga COVID-i

29 mars 2020 | 09:49

Rastet e të infektuarve dhe të vdekurve me koronavirusi po rriten shpejt në mbarë botën. Deri më tani, sipas të dhënave të ‘Johns Hopkins Universitety’, numërohen 30 848 që kanë humbur jetën për shkak të virusit. Një e treta e viktimave janë vetëm në Itali.

Sipas ekspertëve, shifra e të infektuarve është gati 665 mijë raste në botë. Prin ShBA-ja me 124 665 persona të infektuar. Edhe numri i personave të shëruar ka shkuar në 140 200, në krye me Italinë që ka 12 384 persona të shëruar dhe pas saj Kina 75 500 të shëruar.

Ja disa prej shteteve që kanë më shumë të infektuar dhe të vdekur:

Italia ka 92.472 të prekur dhe 10.023 të vdekur nga koronavirusi

SHBA-ja ka 124.665 të prekur dhe 2227 të vdekur nga koronavirusi

Spanja ka 73.235 të prekur dhe 5982 të vdekur nga koronavirusi

Gjermania ka 57.695 të prekur, 433 të vdekur nga koronavirusi

Franca ka 37.575 të prekur dhe 2314 të vdekur nga koronavirusi

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nju Jorku është shndërruar tashmë në epiqendrën e pandemisë së…