Bota po na bashkohet për nxjerrjen e naftës, u takon kompanive të ulin çmimet për konsumatorët

07 prill 2022 | 23:33

Presidenti amerikan Joe Biden, ka thënë se shtetet e tjera po i bashkohen ShBA-së, duke nxjerrë 240 milionë fuçi naftë në total.

Biden në një postim në llogarinë e vet në “Facebook” ka kujtuar se javën e kaluar ShBA kishte marr vendimin për lëshimin më të madh ndonjëherë nga Rezerva Strategjike e Naftës.

Sipas tij, kjo do të zgjerojë furnizimin për kompanitë e naftës dhe gazit.

“Tani u takon atyre të ulin çmimet për konsumatorët”, ka thënë ai.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Të paktën gjashtë persona janë plagosur, pas një sulmi që…