Botimet “Rea” promovon 5 vepra të reja në KultPlus Caffe Gallery

19 dhjetor 2023 | 18:21

Botimet REA e cila është themeluar këtë vit, si një nga botuesit më të rinj në Kosovë, ka botuar 5 vepra të reja, të cilat do të promovohen më 21 dhjetor 2023, në orën 19:00, në KultPlus Caffe Gallery.

Me këtë rast, do të promovohen veprat e para të kësaj shtëpie botuese: “Mahnitja e parë” (poezi) të Demë Topallit, “Lexuesit e kartëmortaleve” (tregime) të Binak Kelmendit, “Mëkati i buzëqeshjes” (prozë poetike) të Sali Bashotës, “Misioni i Shkrimtarit” (ese) të nobelistit Elias Canetti, përkthyer nga Naim Kryeziu dhe “Sytë flasin në heshtje” (poezi) të Afërdita Bashota-Podvoricës.

Në këtë aktivitet promovues do të flitet për projektet e Botimeve REA, si dhe do të bëhet promovimi i librave të lartcekura.

Botimet REA përveç aktivitetit të saj botues në fushën e Letërsisë, të Psikologjisë dhe përkthimit, po kështu do të kontribuojë në projekte të ndryshme që ndërlidhen me arsimin kulturor.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ekipi kombëtar gjerman do të marrë një shtysë të madhe…